INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agron Llakaj e imitoi, Eni Çobani e indinjuar: Atij njeriu po i jap të drejtën të hajë bukë!

Agron Llakaj e imitoi, Eni Çobani e indinjuar: Atij njeriu po i jap të drejtën të hajë bukë!

Publikuar më: 14:40 29-07-2017

Agron Llakaj e ka imituar juristen Eni Çobani në emisionin humoristik Al Pazar, dhe duket se kësaj të fundit nuk i ka ardhur aspak mirë.

Jo vetëm nuk ka qeshur, por ajo shprehet gjithashtu shumë e indinjuar për “shpërfytyrimit që i është bërë figurës së saj”. Në një intervistë për Rudina Dembacaj në emisionin “Mos i fol shoferit”, juristja e “Shihemi në gjyq” ka treguar gjithë pakënaqësinë e saj për imitimin që i është bërë nga aktori i njohur i humorit. Ajo tha:

“Unë nuk e kam problem imitimin... Por çfarë ka ndodhur me profilin tim? Normalisht ai që e bën mban përgjegjësinë e tij.

Si mundet një njeri ta quajë veten artist kur shpërfytyron një njeri duke nxjerrë një figure të pavërtetë.

Më imito dhe  unë do të vij, madje të të përqafoj dhe të jem në krahun tënd, të bëjmë që të dy për të qeshur, por jo ti të shpërfytyrosh figurën time.

Këtë gjë nuk mund ta lejoj. Unë sigurisht jam njeri i ligjit dhe më është dashur të ballafaqohem dhe me një realitet të miqve të mi që thonë: Përse Eni nuk vazhdon të gjesh të drejtën tënde, sepse ky njeri po shpërfytyron figurën tënde?

I kam thënë më fal unë vetëm një gjë më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë. 

Por duhet të jesh e bindur që jo vetëm për Enin mbi të cilin është ngritur ky personazh por për një pjesë shumë të madhe të popullit shqiptar që nuk e gjejnë Enin fare në atë figurë. Nuk e di për kë figurë e ka atë të cilën ka ngritur.”

Article Logic
Execution time: 0.0029799938201904