INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Afrohen festat shtrenjtohen çmimet, argëtimi më i shtrenjti

Afrohen festat shtrenjtohen çmimet, argëtimi më i shtrenjti

Publikuar më: 14:59 20-11-2018

Të argëtohesh në Shqipëri do të duhet të kesh lënë mënjanë jo pak kursime. 

Kjo pasi në vendin tonë argëtimi, por dhe aktivitetet kulturore janë përgjithësisht të shtrenjta, e për pasojë jo të arritshme nga e gjithë popullata. Kjo e dhënë zyrtarisht është nxjerrë nga Eurostat që vëren rritje të çmimeve për argëtimin dhe kulturën gjatë muajit tetor në shifrat 4,4 %.

Por kjo rritje nuk reflektohet në të njëjtat shifra edhe për kategorinë e “Hoteleve, kafeneve dhe restoranteve” që kanë pësuar rritje çmimesh me 1,3 %.
Pas argëtimit gjatë tetorit shqiptarëve u ka kushtuar edhe transporti.


Eurostat raporton se kategoria e transporitit ka pësuar një rritje me 2.5 për qind, e pasuar nga uji, lënda djegëse dhe energjia.


Nga ana tjetër, ata të cilët kanë shpenzuar për veshje dhe këpucë, kanë bërë blerje të zgjuara.


Sipas statistikave të Eurostat për këtë grup ka pasur ulje të çmimeve në shifrat 1.3%.

Ndërkohë INSTAT raporton rritje  përgjithshme të çmimevet me 1.9 për qind.


Gjatë dy muajve të fundit jo vetëm që nuk priten ndryshme po mund të ketë dhe më shumë rritje. Pasi ndryshe nga sa ndodh në vendet europiane për Shqipërinë është e zakonshme që me afrimin e festave të rriten dhe çmimet.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0034708976745605
    array(1) { ["section"]=> string(64) "afrohen-festat-shtrenjtohen-cmimet-argetimi-me-i-shtrenjti-79256" }