INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Afërdita Dreshaj fejohet dhe i dashuri sportist i bën një super dhuratë...[FOTO]

Afërdita Dreshaj fejohet dhe i dashuri sportist i bën një super dhuratë...[FOTO]

Publikuar më: 09:31 22-12-2017

Afërdita Dreshaj është një nga këngëtaret shqiptare me performancë të larmishme të shumë këngëve të dashura për publikun.

Ajo ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes disa vjeçare me hokeistin çek, Jakup Kindl.

Shpesh i kemi parë të dy të postojnë foto nëpër rrjete sociale duke kaluar momente mes tyre por mesa duket gjërat së fundmi janë bërë goxha serioze.

Këngëtarja ka bërë të ditur për publikun duke postuar një foto në profilin e saj në Snapchat se është fejuar me Jakubin. Ky i fundit i ka propozuar këngëtares gjatë një darke dhe ajo i ka thënë “Po”.

Dhe pikërisht në këtë foto Afërdita tregon edhe unazën me diamant që i ka propozuar i dashuri.

“Thashë PO. Së shpejti do postoj foto. Shumë e emocionuar sot”, është shprehur këngëtarja.

zdlf_a0r923.jpg

slfj_90w3e.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781