INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Administrata 5 ditë pushim për festat

Administrata 5 ditë pushim për festat

Publikuar më: 17:39 23-11-2017


Qeveria ka vendosur që punonjësit e saj ti shijojnë plotësisht festat e 28-29 nëntorit duke u shtuar edhe një ditë plus. Sipas kalendarit dy ditët e festave i bie të jenë të martën dhe të mërkurë. Këshilli i Ministrave mori vendim që edhe data 27 nëntor përkatësisht dita e hënë të jetë pushim për administratën, ndërsa do të zëvendësohet me një ditë tjetër pune brenda këtij viti. Megjithatë dy ditët e fundjavës punonjësit e administratës i bie që të “pushojnë ” plotë 5 ditë.
Vendimi
Qeveria vendosi caktimin e ditës së hënë, datë 27 nëntor 2017, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0032639503479004