INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Admini i Genci Ecën Vetë “degjeneron” Oriola Marashin, i publikon mesazhet, shihni si reagon modelja: Aaa NANA ke… [FOTO]

Admini i Genci Ecën Vetë “degjeneron” Oriola Marashin, i publikon mesazhet, shihni si reagon modelja: Aaa NANA ke… [FOTO]

Publikuar më: 22:13 21-05-2018

Ehh si është bërë ky Instagram-i! 

Është vështirë të gjesh një person që nuk ka një llogari në Instagram, sidomos në moshat e reja. Edhe ata që nuk kanë, me siguri e kanë mbyllur se u kanë nisur provimet, ose duan të rrinë 1-2 javë rehat. Përveç se llogaritë personale, ka edhe shumë faqe në Instagram, të cilat publikojnë foto e video gazmore dhe të themi të drejtën kanë shumë ndjekës. Një prej tyre është edhe Genci Ecën Vetë administrator i së cilës është gjithmonë në kontakt me ndjekësit pasi del shpesh herë “live” në Instagram ku bën gallate me fansat, por edhe ofendohet me shumë të tjerë.

Mesa duket për atë paska dëgjuar edhe Oriola Marashi e cila i ka bërë “follow” në Instagram, por ai ka pyetur ndjekësit e tij nëse duhet ta pranojë apo jo zemrën.

Më pas publikoi një tjetër foto ku tha “dëshiron të futet live me mu ajo, po ska shance” dhe i bëri block, duke ua treguar të gjithëve.

Mirëpo, kjo mesa duket nuk i pëlqeu aspak Oriolës e cila i shkroi duke i thënë: “aaa nana ke bo gabim”.

collageORI.jpg

 

Dërgohet mesazh kur të kanë bërë block?

Article Logic
Execution time: 0.005673885345459