INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adelina rrëfen historinë prekëse me Rinën dhe përse pranoi bashkëpunimin: 'Ma bëri zemrën copa-copa...' [FOTO]

Adelina rrëfen historinë prekëse me Rinën dhe përse pranoi bashkëpunimin: 'Ma bëri zemrën copa-copa...' [FOTO]

Publikuar më: 18:44 18-06-2019

Me padurim po presim publikimin e videoklipit të Adelina Ismajlit dhe Rina Balajt.

Dy këngëtaret kanë nisur xhirimet e videoklipit dhe disa prej prapaskenave këngëtaret i kanë zbuluar nëpërmjet fotove e videove në rrjetet sociale. 

Në një intervistë për emisionin "Gjesi T7", Adelina ka treguar se me Rinën u njoh tek parukieri i tyre i përbashkët.

Këngëtarja tregoi se i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e ëmbël e Rinës, por ishte prekur shumë kur kishte mësuar se ajo vazhdonte shkollën për muzikë.

"Ishte shumë e ëmbël, shumë e mirë. Rrallë ndodh që vajza të moshës së saj të jenë aq të edukuara. Kur mora vesh se është në Akademi të Muzikës, aty ma bëri zemrën copa-copa. Kam debulesë për këta që vazhdojnë në akademi", u shpreh Adelina.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607