INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adele frymëzim për femrat, iu dedikon atyre... [FOTO]

Adele frymëzim për femrat, iu dedikon atyre... [FOTO]

Publikuar më: 13:16 22-01-2018

Protesta ‘Women’s March’ bëri bashkë mjaft emra të njohur të showbizz-it botëror.

Pjesë e protestës ishte edhe këngëtarja 29 vjeçare, Adele e cila ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto ku shfaqej bashkë me aktoren Cameron Diaz dhe Jennifer Laërrence, për të shfaqur influencën  e grave dhe mbështetjen për to.

‘Njerëzit me më shumë influencë në jetën time kanë qenë gra. Të afërmet e mia, shoqet, mësueset, koleget, idhujt. Jam shumë e dhënë pas këtyre grave”, është shprehur ajo duke shtuar se “ I adhuroj dhe kam nevojë për to çdo ditë e më shumë. Jam shumë mirënjohëse që jam femër dhe s’do ta ndryshoja për asgjë në botë’, shprehej Adele e cila gjithashtu shpjegoi se nuk mund të përfaqësonte apo karakterizohej thjesht nga të qenit grua, por të cilësohet nga ajo çka i jep botës. Ajo ka shtuar se dëshiron atë që është më e mirë për njerëzit edhe pse këta të fundit nuk bien në një mendje se çfarë është ajo.

‘Shpresoj të mos cilësohem nga gjinia gjithsesi. Shpresoj të cilësohem për atë çka i jap botës, nga aftësia për të dashur dhe për ta rritur e bërë djalin tim një burrë të mirë përkrah burrit [tim] që më do për gjithçka jam dhe nuk jam. Dua atë çka është më e mira për njerëzit. Besoj se të gjithë këtë duam thjesht nuk biem në një mendje se cila është”, përfundon Adele.

adele.png

Article Logic
Execution time: 0.0027790069580078