INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Acari ka mbërthyer Shqipërinë! Po kur përmirësohet moti?[VIDEO]

Publikuar më: 12:17 08-01-2019

Rryma ajrore ekstremisht të ftohta me origjinë Arktike kanë depërtuar nga pjesa e Rusisë europiane drejt territorit të Shqipërisë. Kjo ka bërë që në të gjitha qarqet e vendit termometri të shënojë temperatura nga -4 deri në -19. Në zonat bregdetare, ku gjithçka ka ngrirë temperatura minimale është shënuar -4 dhe ajo maksimale 6 gradë celcius.

Ndërsa në zonat e ulëta dy ekstremitet që janë shënuar janë -8 dhe 6 gradë celcius. Kurse zonat malore janë më të goditura nga acari, pasi temperaturat kanë varjuar nga -16 deri -4 gradë.
Sipas sinpotikanëve dhe era do të jetë me shpejtësi të madhe, deri 8 m/sek në bregdet.
Temperaturat priten që ditën e nesërme të përmirësohen disi, pasi në vend do të kthehen vranësira të dendura me rreshje shiu, përkatësisht në zonë perëndimore dhe rreshje bore intesive do te jenë prezente në zonat malore deri në lartësitë 400-500 metër në nivelin e detit.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605