INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimet me punonjësit! Në dy muaj u konstatuan mbi 1.400 që punonin në të zezë

Abuzimet me punonjësit! Në dy muaj u konstatuan mbi 1.400 që punonin në të zezë

Publikuar më: 10:35 03-09-2019

Shkeljet e sipërmarrësve s’kanë fund. Ata abuzojnë me punonjësit dhe nuk i deklarojnë. Në qindra prej bizneseve që janë kontrolluar në kuadër të aksionit anti-informalitet nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore punonjësve. Gjatë inspektimeve është vërejtur se nuk u ofrohen as kushte minimale të sigurisë në punë.

Më konkretisht, nga 2058 subjekte që janë kontrolluar në dy muaj e fundit 742 janë konstatuar në shkelje të legjislacionit të punës pasi kanë punësuar individë të padeklaruar.
Sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Punës në këto biznese janë 1.465 individë që punonin në të zezë apo 30% e totalit të punëmarrësve të evidentuar. Kjo veç impaktit personal që punonjësit rrezikojnë të mbetën pa pension në pleqëri ka dhe atë kombëtar. Minimumi i kostos së munguar në arkën e shtetit për sigurim shoqëror e shëndetësor për një muaj është 10.6 milionë lekë.
Gjatë aksionit të qeverisë kundër informalitetit është pezulluar përkohësisht aktiviteti për 779 subjekte.
Këto biznese jo vëtëm punësonin në të zezë por nuk kanë zbatuar edhe detyrimet për sigurinë dhe shëndetin në punë. Këto të dhëna i prëkasin periudhës 1 Korrik- 31 Gusht dhe aksioni kundër biznesve që nuk zbatojnë ligjet do të vijojë pa afat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115