INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aa sa bukur! Shihni sa krenare shprehet Dua Lipa në SHQIP për shqiptarët triumfues: ZEMRA MAL!! [FOTO]

Aa sa bukur! Shihni sa krenare shprehet Dua Lipa në SHQIP për shqiptarët triumfues: ZEMRA MAL!! [FOTO]

Publikuar më: 17:00 25-06-2018

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme në botë. Ne krenohemi akoma më shumë se bota, pasi është vajzë shqiptare dh zotëron njohjen e gjuhës shqipe mjaft mirë. Ishte "New Rules", kënga që bëri të mundur njohjen e Dua-s të të gjithë kudo ndodheshin.

Mbrëmja e së premtes solli fitoren e Zvicrës kundër Serbisë, me golat e dy shqiptarëve Xhakës dhe Shaqirit. Nuk munguan urimet edhe nga yjet shqiptarë me famë botërorë dhe një ndër to ishte edhe Dua Lipa.

Ajo publikoi një foto në instastory ku shfaqen dy futbollistët shqiptarë duke bërë shqiponjën me duar dhe këngëtarja ka vendosur disa flamuj të Shqipërisë e Kosovës si dhe disa ikona (emoji) me duar si shqiponjë. Ndërkohë në postimin e babait të saj, Dua na ka mahnitur me komentin e saj.

"Zemra Mal!!!", -shkruan këngëtarja duke shtuar disa emoji zemra./intv.al/

06fc4cde-6757-4889-9adf-fb9b040de79f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003737211227417