INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A tregojnë këto detaje se Dafina Zeqiri dhe French Montana janë në lidhje dashurie? [FOTO]

A tregojnë këto detaje se Dafina Zeqiri dhe French Montana janë në lidhje dashurie? [FOTO]

Publikuar më: 15:13 08-10-2017

Dafina Zeqiri në lidhje dashurie me French Montana?

Së fundmi kemi parë se French Montana po shoqërohet shumë me personazhe të njohur shqiptare. Se fundmi ishte Era Istrefi ajo që publikoi këngën e saj më të fundit “No I Love Yous” ne bashkëpunim me reperin e njohur, French. Klip që bëri të komentohej shumë. Por jo vetëm Era u përfol për këtë bashkëpunim pasi pak më parë edhe këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri publikoi videoklipin e saj, “Four Seasons” ku si imazh ishte marokeni, French Montana. Dyshja dukeshin shumë të afërt në këtë klip por të gjithë menduam se janë vetëm miq dhe asgjë tjetër. Por më pas Dafina u pa se e perkrahte shumë atë gjithashtu edhe ai ndryshe nga se bëri me Era Istrefin ku vetëm e mbështeti në Twitter, Dafinën e mbeshteti ngado. Por disa detaje na bëjnë të dyshojmë se Dafina Zeqiri dhe French Montana mund të jenë pak me shumë se shokë. Mbrëmjen e kaluar French ka qenë në vendlindjen e tij, në Marok por ajo që bëri përshtypje ishte se edhe Dafina ishte në makinë me të si dhe pak me vonë Dafina postoi edhe një foto ku shihej e mbuluar me shami dhe mbi foto shkruan: “Grua Marokene”. Postim ky ku na bëri të dyshonim akoma më shumë pasi kohet e fundit nuk e kemi parë në asnjë foto me Jozen. Por çdogjë ngelet për tu parë, presim./intv.al/ 

dafffff.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915