INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A sa bukur, s’duhet humbur! Kampioni i botës dëgjon “SHQIP” në Tajlandë, zbuloni për çfarë këngë bëhet fjalë [VIDEO]

A sa bukur, s’duhet humbur! Kampioni i botës dëgjon “SHQIP” në Tajlandë, zbuloni për çfarë këngë bëhet fjalë [VIDEO]

Publikuar më: 20:53 03-04-2018

Na bëhet zemra “mal” kur dëgjojmë këngët shqiptare të bëjnë “namin” nëpër botë.

Duhet pranuar se artistët shqiptarë kanë korrur shumë suksese në fushën e muzikës në arenat ndërkombëtare. Ku përveç emrave të njohur si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa edhe artistë të tjerë kanë rezultuar shumë të suksesshëm.

Një ndër to është edhe këngëtarja e talentuar Arilena Ara e cila ka arritur goxha famë me hitin e saj “Nëntori” hit i cili u remix-ua nga shumë DJ në të gjithë botën dhe kryesoi klasifikimet në Shazam në shtete të ndryshe si Rusi, Rumani, Turqi etj.

Por “Nëntori” paska shkuar edhe në Tajlandë e këtë fakt na e tregoi sportisti i njohur, kampioni Florian Marku. Ai ka marrë pjesë në një turne në shtetin aziatik dhe në një nga videot e tij na ka treguar se në Tajlandë dëgjojnë muzikë shqiptare.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram videon ku teksa stërvitej, dëgjohej në sfond “Nëntori” i Arilenës.

nentori from videovimeo1 on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0038881301879883