INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A quiet place 2 eksploron origjinën e alienëve!

A quiet place 2 eksploron origjinën e alienëve!

Publikuar më: 11:43 14-06-2019

Mes dyshimeve të lëna pezull në kapitullin e parë, “A Quiet Place 2” do t’u mundësojë shikuesve detaje për eventet katastrofike që çuan në ngjarjet e filmit të parë.

“Besoj se do të marrim përgjigje mbi origjinën e gjithçkaje që ndodhi. Mendoj se njerëzit duan ta dinë”, -tha Bryan Tyree Henry për “IndieWire”.

“Do të shohim një tjetër anë të ngjarjes. Do të shohim dhe të tjerët që kanë mbijetuar”.

Me regji të John Krasinski, që rikthehet në të njëjtin rol, “A Quiet Place” habiti të gjithë me arkëtimin e mbi 340 milionë dollarëve, kundrejt buxhetit prej 17 milionë.

“Paramount” vendosi të realizojë dhe një kapitull të dytë, që pritet të projektohet në vitin 2020.

Më shumë në këtë kategori: « 'Captain America' do të rikthehet?
»
Article Logic
Execution time: 0.0056560039520264