INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po pushon Edi Rama në Greqi? Ja si e sqaron kryeministri

A po pushon Edi Rama në Greqi? Ja si e sqaron kryeministri

Publikuar më: 08:34 25-08-2019

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka pritur mirë lajmin e mediave greke që ai ishte duke pushuar në shtetin fqinj.

Në dy statuse të shpërndara në Twitter ai përgënjështron një fakt të tillë, duke bërë me dije se jo vetëm ai ndodhet në Shqipëri por edhe ministrat e kanë detyrim të bëjnë pushime në vendin tonë. Ai median greke e cilëson kazan.
“Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”, shkruan ai në shkrimin e parë, duke vijuar me një të dytë, “Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia”.

Article Logic
Execution time: 0.0015501976013184