INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mund ta shkarkojë maxhoranca Presidentin Meta? Ja dy pengesat

A mund ta shkarkojë maxhoranca Presidentin Meta? Ja dy pengesat

Publikuar më: 10:43 10-06-2019

Maxhoranca ka marrë vendimin të shkarkojë Presidentin e Republikës, Ilir Meta pasi zhdekretoi datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve. Megjithatë, shkarkimi nuk është një procedurë e thjeshtë. Së pari has pengesën e numrave të deputetëve në Parlament.

Siç e parashikon neni 90 i Kushtetutës së Republikës, Meta duhet të shkarkohet me aprovimin e 93 deputetëve të Parlamentit. Shkarkimi mund të propozohet nga vetëm 35 deputetë por votimi kërkon 93 vota, çka maxhoranca nuk i ka. “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”, thuhet në pikën 2 të nenit 90 të Kushtetutës. A do të bind Rama deputetët e rinj të Parlamentit? Kjo pritet të shikohet. Megjithatë, ajo çfarë mund të themi është se Rama nëpërmjet vendimit të tij mund të testojë deputetët që zëvendësuan opozitarët.

Pengesa e dytë është Gjykata Kushtetuese. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese shkarkimi është i pamundur. Kjo pasi edhe sikur Parlamenti të votojë pro shkarkimit është vetëm Gjykata Kushtetuese e cila nuk mund të vulosë vendimin. “Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, parashikohet në pikën 3, të nenit 90.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605