INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ju ka marrë malli për këngët e Rihannës? Këngëtarja suprizon fansat me lajmin që ndau [FOTO]

A ju ka marrë malli për këngët e Rihannës? Këngëtarja suprizon fansat me lajmin që ndau [FOTO]

Publikuar më: 18:51 25-11-2018

Kohët e fundit Rihanna ka bërë një shkëputje të përkohshme nga muzika, për t’u marrë me një tjetër pasion që ajo ka; moda. Ajo i është përkushtuar plotësisht linjës së saj kozmetike ‘Fenty Beauty’ si edhe koleksionit të saj të të brendshmeve “Savage X Fenty”.

Por Rihanna pikën e saj më të fortë ka muzikën dhe më në fund është një lajm i mirë në horizont. Ajo së shpejti do të publikojë 2 projekte të reja muzikore. Kanë qenë publicistët e këngëve të “BMI Platinum Songs U.S” që e kanë konfirmuar këtë gjë.

Produksionet e reja muzikore do mbajnë titujt “Waist Line Down” dhe “Nah Left” dhe janë shkruar e kompozuar nga Inconnu Compositeur Auteur dhe Plummer Simon David. Datat e publikimit të tyre ende nuk janë bërë të ditura.

riri.png

Article Logic
Execution time: 0.0031850337982178