INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'A jemi në Tropojë këtu?'! Fansat e diskriminojnë për një pyetje, reagon për herë të parë Enca [VIDEO]

'A jemi në Tropojë këtu?'! Fansat e diskriminojnë për një pyetje, reagon për herë të parë Enca [VIDEO]

Publikuar më: 09:52 30-08-2019

Enca është një nga këngëtaret më të preferuara dhe të suksesshme në botën e muzikës të cilës çdo këngë e saj kthehet në HIT.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Prej disa ditësh Enca ndodhet në Tropojë ku po xhirohet filmi "I love Tropoja" me aktorë të mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun. Siç dihet Encën do ta shikojmë ndryshe këtë herë jo si këngëtare por do të tregojë për herë të parë talentin e saj si aktore.

-640-0-5d6803336f0b7.jpg

Ditën e djeshme producenti, Ermal Mamaqi postoi një video në llogarinë e tij të Instagramit nga xhirimet ku këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan lejla e cila ekspozon gjoksin e saj duke i thënë djemve dhe burrave që ishin pranë saj se ka dëgjuar që tropojanët janë meshkujt më të mirë të Shqipërisë.

Por në fund fare, ajo është kthyer nga Ermali duke e pyetur:

"A jemi në Tropojë këtu?"

View this post on Instagram

Një sqarim i vogël për @enca @ilovetropoja_filmi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Dhe kjo është pyetja e cila mori një sërë kritikash nga komentuesit në Instagram të cilët nuk e kishin kuptuar shakanë.

Por Enca nuk ka nguruar dhe ka vendosur të reagojë duke iu përgjigjur njërit prej tyre e duke e sqaruar se thjeshtë po bënte shaka.

-640-0-5d680334144d5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865