INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë studentët që protestojnë mbetësa? Përgjigjin e jep Pedagogu Krasniqi

A janë studentët që protestojnë mbetësa? Përgjigjin e jep Pedagogu Krasniqi

Publikuar më: 13:27 06-12-2018

Profesori dhe analisti Afrim Krasniqi shuan zërat se studentët që protestojnë janë ngelsa. Ai thotë se ndjehet krenarë për studentët e tij që më në fund kanë refuzuar të jenë, statistikë pa zë në vendin ku një pakicë oligarkësh drejton me arrogancë duke injoruar parimet demokratike dhe llogaridhënien.

“Dita më e bukur në Tiranë prej shumë e shumë kohësh. Krenar edhe për studentët e mi që më në fund kanë refuzuar në jenë statistikë pa zë në vendin ku një pakicë oligarkësh drejton me arrogancë duke injoruar parimet demokratike dhe llogaridhënien. Nuk janë studentë “mbetës”, por revoltë ndaj politikanëve “mbetës”. Koha për shkundje të sistemit. Tarifat Ok, duhen hequr dhe me siguri do të hiqen. Por shumica e qytetarëve pret diçka më shumë se kaq, heqjen e “tarifave”, që oligarkia politike e ekonomike i ka vendosur Shqipërisë, koha për transparencë, për llogaridhënie, për vetting në universitet, për përgjegjësi të atyre që dështuan reformën dhe sistemin arsimor, për llogaridhënie të politikës – kazan. Studentë, është dita e juaj dhe sot duhet të jetë vetëm fillimi”, shkruan Afrim Krasniqi.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992