INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ia la fajin Mimoza Shkodrës? Seldi rrëfen marrëdhënien me këngëtaren pas ndarjes dhe u mbyll gojën HIENAVE: Ja PËRSE u ndamë! [FOTO]

A ia la fajin Mimoza Shkodrës? Seldi rrëfen marrëdhënien me këngëtaren pas ndarjes dhe u mbyll gojën HIENAVE: Ja PËRSE u ndamë! [FOTO]

Publikuar më: 15:43 03-12-2018

Lidhja e tyre u komentua gjerë në mediat rozë dhe akoma më shumë u komentua ndarja e tyre.

Këngëtarja iu rikthye sërish publikut duke sjellë me videoklip, këngën e saj më të re “Mu ma le fajin’’. Kënga është e stilit të Mimozës dhe të gjithë dyshuan se kjo ishte një këngë dedikim për Seldin dhe mesa kuptohej, ishte ai që ia kishte lënë asaj fajin për këtë ndarje. Por Seldi vendos të rrëfejë të vërtetën duke mbyllur gojët e 'hienave' që komentojnë edhe në rrjete sociale, por edhe sesi është marrëdhënia e dyshes pas ndarjes.

“As unë nuk e lash atë dhe as ajo nuk më la mua. Ne jemi ndarë si dy njerëz shumë të civilizuar. Duke parë që gjërat nuk ecën ashtu siç ne e kishim menduar, e pamë ndarjen si zgjidhjen më të mirë. Ne nuk kemi asnjë lloj inati me njëri tjetrin. Ore nuk kuptoj një gjë, se ne jemi dy këngëtarë dhe bëhet e madhe, por janë duke u ndarë njerëz që kanë fëmijë, lidhur, zgjidhu, se kam pasur ca komente pa lidhje. Të gjithë ata që japin mend, mund të jenë me 2-3 kalamaj tek shtëpia. të ndarë nga burri ose gruaja.  Ne nuk e çuam veten deri në atë pikë sa të bënim fëmijë dhe ta linim rrugëve. Ata që bëjnë ashtu komentesh janë hiena.", - u shpreh Seldi për 'Thumb'.

Sa për komentet në rrjetet sociale këngëtari thotë se ato vinin nga njerëz që duhet ishin të fundit që komentonin në lidhje me këtë çështje.

-1200-630-5bf924af69e9a.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035967826843262