INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
A i njihni psikopatët? Ja 4 veti të tyre

A i njihni psikopatët? Ja 4 veti të tyre

Publikuar më: 15:08 25-05-2017

Një person psikopat nuk është një njeri i çmendur apo një vrasës serial, siç jemi mësuar ta përcaktojmë shumë prej nesh.

Specialistët thonë se njerëz të tillë janë antisocialë, të cilët kanë vështirësi për të mbajtur marrëdhënie me të tjerët. Megjithatë, ata dallohen për këto veti:

Mungesa e Përgjegjshmërisë
Ata nuk marrin përgjegjësi dhe problemet i shohin gjithmonë tek të tjerët. Psikopatët gjithmonë fajësojnë dhe kjo i gjen ata përherë në luftë dhe konflikte të hapura.

Mungesa e Pendesës dhe e Turpit
Pendesa dhe turpi janë diçka të huaja për ta. Ato janë emocione pozitive dhe shërbejnë si barrierë ndaj veprimeve antisociale, por psikopatët nuk arrijnë dot të ndiejnë. Kjo i bën ata të verbër ndaj interesave të të tjerëve, të ashpër dhe të dhunshëm.

Manipulimi
Psikopatët janë manipulatorë dhe shfrytëzues të mëdhenj. Ata i shohin njerëzit vetëm si sende apo objekte që mund t’u vesh këmbën për t’u ngjitur gjithmonë e më lart. Asnjëherë nuk arrijnë të kenë empati dhe të bashkëndjejnë me të tjerët.

Vetëvlerësimi i tepruar
Psikopatët janë të shkëputur nga realiteti dhe zotërojnë një vetëvlerësim të jashtëzakonshëm. Kjo i bën ata arrogantë dhe mendjemëdhenj. Ky çrregullim nuk i lejon këta njerëz të arrijnë të bëjnë vlerësimet e duhura për veten dhe realitetin, duke ngritur shumë lart një anë të balancës dhe ulur shumë poshtë anën tjetër.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.001392126083374
    array(1) { ["section"]=> string(45) "a-i-njihni-psikopatet-ja-4-veti-te-tyre-28664" }