INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është Snapchat duke ndryshuar rregullat e lojës?

A është Snapchat duke ndryshuar rregullat e lojës?

Publikuar më: 18:02 02-03-2016

Siç duket mbulimi live i ceremonisë së çmimeve Oscar nga Snapchat përmes sajtit zyrtar të aplikacionit, nuk ishte një veprim i rastësishëm.

Nëse më parë videot e kategorisë Live story mund të shiheshin vetëm brenda kufijve të smartphone-t tuaj, tashmë ato mund të hapen edhe nëpërmjet kompjuterit. Një fakt ky ende i paqartë duke qenë se një gjë e tillë ndodhi vetëm për çmimet Oscar. Megjithatë portale të shumta online hamendësojnë se kjo lëvizje e drejtuesve të Snapchat vjen për shkak të nevojës për të pasur më tepër fitime, gjë të cilën po planifikojnë ta rregullojnë përmes reklamave në snapchat.com. Dhe të mendosh që i gjthë qëllimi i krijimit të Snapchat në vitin 2011-të nga ana e dy studentëve të Universitetit të Stanford, Evan Spiegel dhe Bobbie Murphy, ishte të pasurit një aplikacion ku mund t'i dërgoje foto një vajze, pa u shqetësuar se kjo e fundit do të ruhej në telefonin e saj!

Article Logic
Execution time: 0.0020999908447266