INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është kjo një shenjë e keqe? Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shtyjnë datën e dasmës, ja ç’pritet të ndodhë

A është kjo një shenjë e keqe? Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shtyjnë datën e dasmës, ja ç’pritet të ndodhë

Publikuar më: 17:56 09-01-2019

Që prej shpalljes së fejesës, të gjithë jemi sy e veshë tek momenti kur ata do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. E kemi fjalën për çiftin më të komentuar të momentit: Justin Bieber dhe Hailey Baldwin.
Ishte parashikuar që dasma e tyre do të ndodhte brenda janarit të këtij viti, por lajme të mira nuk janë aspak në horizont.

Revista e njohur “People” ka shkruar se ceremonia e tyre e dasmës është shtyrë dhe akoma nuk është përcaktuar një datë fikse se kur do të kemi dasëm. Sipas “People” çifti nuk ndihet akoma gati që të dalin para miqve dhe familjarëve për të bërë betimet e tyre të dashurisë.

Burimi për revistën ka shtuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, thjesht ata po presin kohën e duhur dhe për momentin Justin dhe Hailey po punojnë me listën e të ftuarve dhe do të caktojnë një datë tjetër të përshtatshme për të gjithë. "Ata thjesht po sigurohen që atë ditë të rrethohen me njerëzit e tyre më të rëndësishëm”, ka shtuar burimi.

bgus_1449226_002_0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674