INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është “Ciao” këngë ‘diss’ për Noizyn dhe grupin OTR? Flet Enca [VIDEO]

A është “Ciao” këngë ‘diss’ për Noizyn dhe grupin OTR? Flet Enca [VIDEO]

Publikuar më: 17:03 17-07-2017

Sapo e quajti “motherf*cker”?! Enca i shpjegon të gjitha…

Noizy dhe Enca Haxhia kanë kohë që kanë filluar një “luftë” në distancë duke i dërguar njëri-tjetrit ‘mesazhe’ të ndryshme nëpermjet rrjeteve sociale. Enca sapo ka publikuar këngën e saj më te re të titulluar “Ciao” dhe nëpërmjet këngës ajo shprehet se tekstin e ka shkruar vetë, ka qenë një inspirim i momentit dhe këtë këngë e ka bërë pasi është frymëzuar për gjithë këto që i kanë ndodhur dhe si është ndjerë këto muaj, kënga flet për momentet që ajo kalon me shoqerinë, apo ndonjëherë kur ndihesh e merzitur, e lënduar për shkak të atij “motherf*cker” por në fund të ditës ti kupton se rrethohesh nga njerëz që të duan”, shprehet Enca në ‘Live Video” në Instagram, shkruan intv.al. Por tek kënga “Ciao” në minutën 01:49  është një pjesë ku Enca ka si tekst: “Ata folin bla bla bla, neve ja bëjmë ha ha ha” këtu duket se po shprehet për ish-grupin e saj OTR bashke me ta edhe Noizyn pasi Enca në “Live Video” u shpreh se në këtë këngë ka thënë gjithçka por në një mënyrë më të ëmbël. Kënga pa diskutim do të jetë një super hit për këtë verë.Më poshtë intv.al ka siguruar videon ku Enca flet për kuptimin e këngës “Ciao”. /intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105