INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e mbështet Gjermania Shqipërinë? Angela Merkel jep përgjigje sot

A e mbështet Gjermania Shqipërinë? Angela Merkel jep përgjigje sot

Publikuar më: 09:34 25-04-2018

Një nga vizitat më të rëndësishme në Berlin cilësohet kjo e ditës së sotme mes Kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel. Vizita në fakt ka nisur shumë shpejt. Në fakt Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e djeshme në Gjermani, ku pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel. Me një foto nga ceremonia e pritjes, kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e mëngjesit në profilin e tij nëfFacebook.
Ndërsa edhe këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga shpërndau foton nga momenti i mbërritjes së Ramës në Gjermani. “Një ceremoni vërtet mikpritëse për kryeministrin Edi Rama”, shkruan ai në Tëitter.
Vizita në Gjerman i paraprin vendimit të qershorit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Por menjëherë pas rekomandimit pa kushte për hapjen e negociatave me BE nga Komisioni Europian zërat kundër por dhe mbështetës të Shqipërisë kanë dalë në pah. Një mbështetje e madhe për qeverinë u dha publikisht edhe4 një ditë më parë nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i cili jo vetëm ofroj mbështetjen por tha se tashmë duhet punuar që të bindën skeptikët e këtij procesi.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551