INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''A e kuptut që…''/ Po NOIZY kë koleg po thumbon? Ja çfarë thotë reperi [FOTO]

''A e kuptut që…''/ Po NOIZY kë koleg po thumbon? Ja çfarë thotë reperi [FOTO]

Publikuar më: 14:34 16-07-2019

Reperi i njohur Noizy, ka publikuar së fundmi projektin e ri në bashkëpunim me reperin e famshëm grek, Snik. Kënga mban titullin “New Benz” dhe është publikuar me videoklip e sigurisht që është pritur mjaft mirë nga publiku. Kjo u pa fare mirë edhe gjatë performancës së Noizyt në “Mad Awards” aty ku ishte i pranishëm së bashkëu me Snik.

Mirëpo ende pa e shijuar tamam këngën “New Benz”, Noizy paska nisur punimet për projektin e ri.

Reperi ka publikuar disa imazhe në llogarinë e tij në Instagram me anë të të cilave ka paralajmëruar këngën e re, madje ai ka provokuar edhe me shkrimin që ka përdorur.

“Doni këngë E?, A e kuptuat që albanian rap ska kuptim pa ne, skan besu” ishte shkrimi që Rigelsi ia bashkangjiti postimit.

View this post on Instagram

Prita boll mduket

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Article Logic
Execution time: 0.0039498805999756