INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e keni menduar ndonjëherë përse mendohemi kaq shumë para gjumit?

A e keni menduar ndonjëherë përse mendohemi kaq shumë para gjumit?

Publikuar më: 16:17 29-08-2017

Të gjithë ne kemi ato netët e gjata ku nuk mund të flemë sado të tentojmë. Shumë mendime vijnë në kokën tonë pikërisht në momentin që shtrihemi në krevat.

Kështu në fakt kalon nata duke menduar për problemet, punët, dashurinë, çdo gjë. Por mund të mendoni sa të doni, por në momentin që do bjerë alarmi ju duhet të ngriheni për të shkuar në punë, shkollë apo për të kryer aktivitet që bëni çdo ditë.

Të menduarit shumë gjatë natës na mban ne zgjuar dhe nuk na lejon të flemë, në mënyrë që të nesërmen të jemi të çlodhur dhe të gatshëm për punë.

Psikologët në fakt e kanë gjetur arsyen se përse ne mendohemi aq gjatë para se të flemë. Sipas tyre, të gjithë mendohen para gjumit pasi nuk kanë kohë dhe hapësirë gjatë ditës për të menduar dhe vlerësuar gjithçka që ju ka ndodhur që në mengjes kur ka zbardhur dita.

Këshilla jonë në këtë rast, është që të gjeni pak kohë për veten tuaj gjatë ditës dhe të mendoheni se çfarë do bëni, ose si ju shkoi puna, pasi nëse nuk e bëni, po ju paralajmërojmë se do kaloni një natë të gjatë të zhytur në mendime.

Article Logic
Execution time: 0.0031890869140625