INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A duhet të jetoj në Shqipëri apo jashtë saj?

A duhet të jetoj në Shqipëri apo jashtë saj?

Publikuar më: 16:36 30-01-2019

Nga Sonila Cauli

Ehhh jashtë!!!Po si duhet të jetë atje, jo thjesht si vizitor,turisit?!

Të jetosh në një vend tjetër, të punosh aty të bëhesh pjesë e atij komuniteti, thua se kjo më bën më pak patriote apo sipërfaqesore ose një njeri që ska çfarë bën në kohën e lirë dhe supozon me sy hapur se si është jashtë!!(sikur të jetë planet tjetër,ose një univers paralel).

Një dreq duhet të jetë, punë të rëndomta,njerëz që s’të flasin por hajt mo se ndoshta edhe mund të pershëndsin kot për kulturë vetjake!! Por harrova punën ,aty dua të qëndroj, e sigurt që do vuash si qeni,do punosh,do të dal shpirti vendit,mund të rrish edhe pa ngrënë (gjë që në fakt këtu është realitet i përditëshem),por kush punon ecën(atje jashtë)!! Të paktën çdo libër që kam lexuar ,film që kam parë, ai që sakrifikon ecën ,po këtu tek ne pse nuk ecën xhanëm?!! Thua ta ketë fajin sistemi, politika,vend i botës së 3.

Më falni pak, por përveç Tiranës ka vende të thella të harruar që as Zoti që i ka krijuar nuk e di seç ndodh aty dhe kjo është Shqipëria?

A mund të prezantohet një shtet vetëm me një kryeqytet i cili pushtohet nga jabanxhinjtë dhe që shihet si "Amerikë" vendi i mundësive. Një gjë është e sigurt, vend ka por në CallCenter aty ku fuqia punëtore e Shqipërisë është përqëndruar! Dhe mos të harrojmë"Agjensitë e Mundësive" ku pjesa dërrmuese e të rinjëve kapen me shpresën që dicka do ndodh!? (si nuk mbarova dhe unë një copë infermeri).
Dhe në fakt ndodh ,por jo këtu,diku tjetër po, këtu jo!!Mos të nis ju lutem se këtu nuk e dimë seç po hamë dhe çfarë ilaçi me niseshte po pimë, ka kaq shum punë për t’u bërë këtu sa kerkesat e "Shtetit" më duken qesharake. Di gjë ky "Shteti" se si është "shoqëria" më falni Shqipëria ,doja të thoja!

Nejse, uroj që të më dal llotaria Amerikane mua dhe shumë të tjerve, jo se është ndonjë gjë, se copë punëtori do mbesim, por të paktën do kemi ilaçe të duhura për reumatizmën.

Article Logic
Execution time: 0.0021939277648926