INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'A don LOVE, A don SEX' Dikur e shau në këngë, sot Noizy dhe Dafina Zeqiri sjellin një bashkëpunim [FOTO]

'A don LOVE, A don SEX' Dikur e shau në këngë, sot Noizy dhe Dafina Zeqiri sjellin një bashkëpunim [FOTO]

Publikuar më: 20:40 31-08-2018

Dikur Dafina Zeqiri dhe reperi Noizy nuk kishin aspak një marrëdhënie të mirë dhe nuk mungonin as diset. Madje vite më parë reperi në këngën “Na jena OTR” e ofendoi këngëtaren në tekst pas sherrit që pati me Ledrin (i cili atë periudhë ishte i lidhur me Dafinën).

Ledri dhe Noizy sot janë bërë miq të mirë dhe me Dafinën gjithashtu. Madje Daffy dhe reperi i OTR po sjellin një bashkëpunim. Këngëtarja publikoi në Instastory një foto ku shfaqej krah Noizyt, teksa i kishte hedhur krahët mbi shpatulla, në përshkrimin e të cilës shkruante “A mdon mu, A don Noizyn”. Njëjtë bëri edhe ZiniZin.

Por nëse keni qenë të vëmendshëm dhe keni parë postimin e reperit vetëm para disa javëve do të kishit lëxuar edhe 9 tituj këngësh. Shkrimi i Dafinës përkon me titullin e njërës prej këngëve. “A don love, A don sex” mendohet se do të quhet bashkëpunimi i parë mes Dafinës dhe Noizyt.

R.jpg

5b895ebf2b55enoizy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043