INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të votoj Stinen maksimalisht Laura Nezha, edhe si kompozitori i këngës së saj? [Video]

A do të votoj Stinen maksimalisht Laura Nezha, edhe si kompozitori i këngës së saj? [Video]

Publikuar më: 19:14 02-12-2017

 Pikët në festivalin “Kënga Magjike” janë  tema më e diskutuar sidomos mes artistevë pjesmarrës në edicionin e këtij viti. Nuk janë të pakta rastet kur këngëtarët jane konfliktuar, edhe fizikisht, për pikët ndaj njëri-tjetrit. Laura Nezha konkuron këtë vit me “Je dashuri” kompozim i  Stinës, po ashtu garues në festival.

E ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçi  ajo tha se ka votuar gjithmonë me përgjegjësi. Por a do ti japi ajo pikët maksimale kompozitorit të saj Stine? “Gjykimin do e lë momentin final, por unë sigurisht do e vlerësoj për këngën e bukur që ai ka. Nuk jemi klane, nuk është rasti im”.

Ndiqni biseden e plotë në “Një kat më lart"

 

Article Logic
Execution time: 0.0031399726867676