INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ketë dhunë në protestë dhe koalicion LSI-PD? Lulzim Basha përgjigjet kështu

A do ketë dhunë në protestë dhe koalicion LSI-PD? Lulzim Basha përgjigjet kështu

Publikuar më: 23:40 25-01-2018

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ndërsa ka folur për protestën opozitare, i është përgjigjur edhe pyetjeve të ardhura nga ‘Opinion’ nëse PD do të bënte ose jo koalicion me LSI-në në zgjedhje.
Basha tha se nuk është ky momenti për të folur për koalicionet, por nuk përjashtohet mundësia e një koalicioni të tillë.

Pyetje: A do të ketë sërish koalicion PD-LSI?
Basha: Nuk është ky momenti për të folur për koalicionet, por nuk përjashtohet asnjë mundësi.

I pyetur nëse do të ketë dhunë në protestë, kryedemokrati Basha tha se: “Nuk ia vlen asnjë qime floku e një shqiptari të rrezikohet për Edi Ramën”.

“Protesta s’bëhet për PD-në, as për karriget tona. Protesta bëhet për drejtësinë e barabartë për të gjithë, kundër një drejtësie të kapur, për një ekonomni që funksionon, për një shtet që i afrohet Europës. Opozita është në të drejtën e saj ta thërrasë. Ky nuk është spektakël. Ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit”, u shpreh Basha.

Më tej, ai vijoi idenë e tij duke u shprehur se “në këtë vend kanë rënë të gjitha institucionet dhe institucioni i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve, fakt që e vërtetoi skandali Saimir Tahiri. Rama nuk e lëshon Tahirin, pasi preket edhe vetë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035808086395264