INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A dinë të bëjnë seks shqiptarët?!

A dinë të bëjnë seks shqiptarët?!

Publikuar më: 11:52 17-05-2016

Nga Kelvi Kadilli

Në Tiranën tonë të vogël jemi mësuar me kalimin e kohës të flasim pa frikë edhe për seksin. Çështja është që shumë flasin por lind pyetja… A e bëjnë kaq mirë dhe me kaq dëshirë sa edhe flasin?

Jam hasur me shumë njerëz së fundmi që më flasin me pasion në lidhje me një vajzë të bukur që kanë parë apo një djalë, dhe i ka lindur dëshira të bëjnë seks me ta. Pas disa kohësh ata vijnë dhe thonë: “E bëra! S’ishte gjë!” Pse ndodh kjo? Ajo që mendojmë në fillim është “Ok, ndoshta nuk ka patur mjaftueshëm kimi…” por jo! Unë mendoj që ne shqiptarët nuk dimë të bëjmë seks. Sigurisht që ka edhe përjashtime. Edhe në vendin tonë ka njerëz me fantazi por këtu po flasim për masën. Jam hasur me vajza që ankohen sepse partneri bën gjithmonë të njëjtin pozicion dhe instiktivisht më vjen t’i them, “Po pse nuk e ndryshon ti pozicionin?” Përgjigja është: “Po pra po, po çfarë të bëj unë, ai pastaj mendon se jam k***ë”. Femrat shqiptare ende se kanë kuptuar se të jesh k***ë nuk do të thotë të dish të bësh sex shumë mirë, por është diçka tjetër. Është sjellje dhe formë të menduari! Shqipëria është plot me k***a që në fakt me mënyrën si bëjnë sex e ulin shumë imazhin e një k***e prestigjoze. Ato sillen si k***a, mendojnë si k***a, kanë pritshmëri si k***a dhe kur vjen puna tek seksi pretendojnë të duken të ndershme. Sa për të ardhur keq është kjo?

Nga ana tjetër ka meshkuj të cilët i dëgjon gjatë gjithë kohës të flasin me pasion për seksin dhe me raste të duhet të bëhesh pjesë edhe e ndonjë bisede seksiste të cilët, me aq sa thonë vajzat që i kanë provuar, jo vetëm që kanë zgjatur shumë pak në akt por me raste kanë patur edhe probleme me ereksionin nga vetëvlerësimi i ulët që kanë. Problemi i tyre më i madh nuk është fakti që nuk u kënaqën, por vuajnë faktin se mos e marrin vesh shokët. Dmth bëjnë seks për shokët! Unë them më mirë ta bëjnë me shokët dhe në këtë mënyrë i provojnë atyre sa të aftë janë dhe femrat e shkreta që vuajnë prej tyre të kënaqen tamam me meshkuj që seksin e vlerësojnë dhe e bëjnë për kënaqësi të dyanshme.

Të bësh seks nuk është shfryrje hormonesh, të paktën jo vetëm… Seksi është art më vete. Personalisht mendoj që njerëzit mund të gjykohen pa pikë dyshimi në lidhje me koefiçientin e inteligjencës nga mënyra se si bëjnë seks.

Njërëz që njoh ankohen se i mungon shumë seksi oral. Femrat e kanë të vështirë ta bëjnë sepse duken si k***a, kurse meshkujt nëse e bëjnë mendojnë se ulin veten në sytë e femrës. Kjo është një injorancë e tejskajshme e cila duhet të marrë fund. Është për të ardhur keq se sa shumë të frustruar jemi ne si popull vetëm nga mungesat e lojërave seksuale dhe seksit të mirë. Ajo më tha: “Unë dhe partneri im e kemi bërë plot 5 herë dje! U kënaqa por më dhemb pak mesi dhe këmbët se e bëmë vetëm stil misionar (mashkulli sipër, femra poshtë me këmbë lart).” E pyeta: “E keni bërë vetëm në një pozicion 5 herë?” Ajo pohoi me kokë… Një tmerr i vërtetë!

Por ka edhe më bukur se kaq! Ka femra që (që të mos ngjajnë si k***a) preferojnë të bëjnë seks anal në mënyrë që të ruajnë virgjërinë. Ka edhe kështu!!! Dhe shumica e meshkujve shqiptarë, kryesisht nga rrethet, duan qe gruan ta kenë të virgjër. Martohen me të dhe e tradhëtojnë sistematikisht me çdo vajzë të pa’virgjër që munden. Pra ata nuk i bëjnë gruas seks oral se ulin veten por janë të gatshëm t’ja bëjnë kujtdo tjetër. Kësaj i thonë le të kënaqim lagjen se gruaja e mori racionin e saj. Zakonisht ndodh që gruaja nuk është se vuan shumë sepse kënaqet me të tjerë por kur bashkëshorti e merr vesh bëhet shumë keq dhe mund t’i thotë: “Si munde? Si ma bërë mua këtë. Mua që të kam mbajtur me gjithë të mirat…”. Mesa duket se paska mbajtur me gjithë të mirat. Asaj i ke dhënë një racion në darkë para gjumit pa e pyetur ndonjëherë nëse u kënaq apo jo. Të tjerave i ke dhënë orgazma dhe ulërima.  Këta unë i quaj meshkuj k***a! Mendoj se sa më të sinqertë të jeni me veten aq më shumë seks do të bëni dhe jo seks dosido, por seks cilësor.

Të më falin vajzat e etura që vijnë nga rrethet në Tiranë me një epsh marramendës për të bërë seks më këdo që ka makinë, por duhet të mësoni që seksi do by**ë! Nuk bëhët seks duke ndenjur si thes! Edhe pretendoni pastaj të gjeni edhe burrë me makinë të bukur. Nga ana tjetër i them meshkujve që nuk kujdesen për kënaqësitë e femrës, se sa më shumë të mos kujdeseni ju, aq më shumë do të kujdeset bota ose thjesht ajo s’do t’ju dojë më. Nuk ka femër që nuk do të arrijë orgazmën dhe nuk ka mashkull që nuk i pëlqen t’i bëjnë seks oral. Mbi të gjitha, nuk ekzistojnë femra të ndershme, thjesht nuk ja u var njeri…  Me këtë po e mbyll dhe mos harroni çfarë ka thënë Oscar Wilde ““Everything in the world is about sex except sex. Sex is about power.” “Në të gjithë botën, gjithçka vërtitet rreth seksit përveç seksit. Seksi vërtitet rreth pushtetit”.


Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719