INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
95-vjetori i Kadri Roshit, Ministria e Kulturës i bën një dedikim: Jetoi me skenën dhe...

95-vjetori i Kadri Roshit, Ministria e Kulturës i bën një dedikim: Jetoi me skenën dhe...

Publikuar më: 13:46 04-01-2019

Sot është 95 vjetori i lindjes së aktorit të madh Kadri Roshi, Artist i Popullit.

Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe ministria e Kulturës përmes një postimi.

Ezopi shqiptar, apo "Patriarku i fjalës së kënduar shqipe" si e ka cilësuar poeti Dritëro Agolli- Fjala në gojën e tij merr tingullin e zileve te këmborëve të Malit të Nemërçkës, Malit të Gjerë, të këngës së bukur polifonike, të gurgullimës së lumenjve. Jo vetëm aktor brilant, por edhe një njohës i shkëlqyer i historisë, politikës, gjeografisë dhe ekonomisë botërore.

Konsideronte këto njohuri të domosdoshme në interpretimin e roleve te veta. Pasionant i duhanit dhe peshkimit. Besonte se për të qenë i suksesshëm duhej shumë punë e se mjaftonte pak talent. U nda nga jeta me dëshirën dhe ëndrrën për të jetuar me skenën.

Të gjitha rolet që nuk i kam luajtur i kam pengje. Kështu e ka jeta e aktorit.

"Jetoi me skenën dhe kinemanë dhe na solli një jetë te tërë me qindra role dhe personazhe duke na dhuruar Artin e bukur te fjalës. Dhe mbeti i dashuruar me vendin e tij: "Unë jam shqiptar. Jam aktor shqiptar nga koka tek këmbët, nga këmbët tek koka dhe për këtë krenohem".

Aktori u nda nga jeta më 6 shkurt 2007 në Tiranë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0079240798950195
    array(1) { ["section"]=> string(90) "95-vjetori-i-kadri-roshit-ministria-e-kultures-i-ben-nje-dedikim-jetoi-me-skenen-dhe-83408" }