INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 gjëra që duhet të kemi parasysh për të bërë blerje të zgjuara dhe të kursejmë para [FOTO]

9 gjëra që duhet të kemi parasysh për të bërë blerje të zgjuara dhe të kursejmë para [FOTO]

Publikuar më: 17:25 10-01-2019

2019 tashmë është këtu dhe një ndër qëllimet që duhet t’i vendosim vetes është që të jemi më elegante, të vishemi më bukur dhe të jemi në formën e duhur fizikisht. 

Gjithashtu duhet të kemi parasysh që të jemi më të organizuar për sa i përjet veshjeve tona dhe të mos bëjmë gabime në blerje. Nga mbajtja e rrobave të vjetra që kurrë i kemi përdorur deri tek blerjet e panevojshme, të gjithë të paktën njëherë në jetë jemi ndjerë fajtore për vendime të gabuara kur bëhet fjalë për veshjet tona dh që shpenzojmë shumë para.
Tani që jemi ende në fillim të 2019-ës duhet t’i vendosim vetes synime në mënyrë që të bëjme blerje të zgjuara, të kursejmë para dhe të blejmë gjërat që duam më së shumti:

1. Mos blini diçka për vetëm një rast
Të gjithë jemi fajtorë për të. Një martesë, Krishtlindjet, një mbrëmje me miqtë etj., që deri diku është emocionuese, por nga ana tjetër blerja e një fustani të ri është e pashmnagshme. Por në vend që të blini dicka specifike për një rast të caktuar, më mirë konsideroni fustanet apo veshjet që keni në garderobë dhe mundohuni të krijoni një kombinim perfekt.

2.Mos blini dicka që nuk ju përshtatet me stilin tuaj
Gjithmonë që dilni për shopping qëndroni të sinqertë me veten dhe blini vetëm ato gjëra që ju përshtaten me stilin tuaj dhe që vërtet ju shkojnë.

3.Mos vraponi pas trendeve, por qëndroni gjithmonë tek stili juaj
Gjithmonë na ndodh që nxitojmë të blejmë diçka vetëm se është në modë dhe të gjithë po e veshin. Por mendohuni mirë? A i përshtatet stilit tuaj ai trend dhe a do të ndiheni vetvetja me atë veshje?

10-Tips-for-Fashion-Shopping-on-a-Budget.jpg

 

4.Mos blini diçka vetëm se është me ulje
Kur shkojmë për shopping gjithmonë priremi të kapim momentet kur ka ulje të mëdha dhe duam që të përfitojmë sa m shumë. Ndodh që në këto raste të blejmë diçka që është vërtet e panevojshme për ne dhe që sdo e veshim kurrë, por e marrim vetëm sepse e kam me një çmim shumë të mirë e të përballueshme.

5.Kur blini diçka të re, hiqni nga garderoba juaj rroba që nuk i përdorni.
Të paktën në këtë mënyrë do të organizoni garderobën tuaj të tejmbushur.

6.Mos bëni shopping me njerëz të tjerë
E konsiderojmë të gjithë që është shumë argëtuese kur bëjmë shopping me shoqet tona më të ngushta pasi në atë mënyrë marrim edhe një mendim sesi mund të na rrijë një veshje. Por kjo është një gjë e gabuar, pasi ne nuk marrim parasysh që me personat që shkojmë për shopping kemi shije të ndryshme dhe nuk pëlqejmë të njëjtat gjëra dhe mund të bëjmë blerje të gabuara nën efektin e ndikimit.

7.Mos blini këpucë të lira
Një ndër gabimet që bëjmë është që nuk investojmë tek këpucët dhe blejmë këpucë të lira dhe jo lëkurë. Kjo është një gabim pasi ne ecim gjatë gjithë kohës dhe duhet të investojmë që të kemi këpucë të rehatshme, në mënyrë që lodhja të jetë më e pakët.

8.Blini të paktën dicka çdo muaj dhe mos bëni shpenzime të mëdha menjëherë
Analizojeni garderobën tuaj dhe kuptoni se çfarë realisht ju mungon dhe do të dëshironit të kishit dhe pak nga pak blini ato veshje që keni nevojë. Ju në këtë mënyrë do të kurseni para dhe do të bëni gjthmonë blerje të zgjuara.

9.Bëni një përpjekje që të zbuloni marka apo dyqane të reja për të blerë veshje
Ndodh që ne fiksohemi vetëm pas disa dyqaneve dhe vetëm aty shkojmë të blejmë, por harrojmë faktin që në këtë mënyrë humbasim mundësinë për të eksploruar dyqane dhe marka të reja ku në këtë mënyrë ju do të keni mundësi të bëni blerje të bukura. Ju do të përfundoni me disa zbulime me të vërtetë të veçanta, elegante e për më tepër askush tjetë nuk i di./intv.al/I.M/

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648