INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
8-vjeçari ecën 1 orë për në shkollë, rrugës i ngrijnë flokët nga acari

8-vjeçari ecën 1 orë për në shkollë, rrugës i ngrijnë flokët nga acari

Publikuar më: 17:01 11-01-2018

Fati i një fëmije kinez ka marrë vëmendjen e miliona njerëzve pasi një fotografi e flokëve të tij të ngrira nga dëbora u shpërnda në mediat sociale.

Vogëlushi kishte ecur më shumë se një orë, rreth 4.5 kilometra për të shkuar në shkollë. Ai mbërriti por flokët e tij kishin ngrirë nga i ftohti një foto që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

I veshur me rroba të holla, djali sfidoi temperaturat që arrinin në minus nëntë gradë, për të shkuar në provim.

Djali është një nxënës i klasës së tretë në Shkollën Fillore ‘Zhuanshanbao’ në qytetin Xinjie.Ai vjen nga një familje e varfër. Babai i tij është një punëtor emigrant në një qytet tjetër dhe nëna e tij e ka braktisur.

Djali quhet Wang Fuman dhe është tetë vjeç.

Ai jeton në një shtëpi thuajse të shkatërruar në Ludian me gjyshen dhe motrën e tij më të madhe.

Drejtori i shkollës e përshkruan Wang një nxënës të zellshëm me një dhunti të veçantë në matematikë.

Article Logic
Execution time: 0.00401186943054
array(1) { ["section"]=> string(75) "8-vjecari-ecen-1-ore-per-ne-shkolle-rruges-i-ngrijne-floket-nga-acari-47284" }