INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 veprimet që tregojnë se i dashuri yt të do dhe se ''luan topi''!

8 veprimet që tregojnë se i dashuri yt të do dhe se ''luan topi''!

Publikuar më: 00:37 08-11-2018

Besoj se të gjithë biem dakort se takimet e para në një lidhje, janë ato më të vështirat. Kur ulesh me dikë që nuk e njeh dhe mundohesh të kuptosh nga veprimet e tij nëse ai të pëlqen ose jo, apo po humbet kohën më kot. Mirëpo “Cosmopolitan”, ka zbuluar se këto veprime gjatë takimeve të para deshifrojnë të gjitha mendimet e djemve! Ndaj lexoni mirë, nëse bën këto veprime nuk ka nevojë aspak ta thotë me fjalë “të dua” sepse ia thotë gjuha e trupit.

Ai ngen vetullat lart kur të sheh: “Nëse ai të pëlqen ty, atëherë të hedh vështrime plot adhurim, çka bën që sytë e tij të happen edhe më shumë dhe vetullat e tij ngrihen lart. Gjithashtu, kjo tregon se ai është shumë i interesuar në gjithëçka thuhet në tavolinë.”

Ai tregon dhëmbët kur buzëqeshur: “Djemtë tregojnë dhëmbët kur qeshin, vetëm në rastet që janë shumë të lumtur. Kujdes, kjo ndodh në rastet ku ai ndihet shumë rehat me ty dhe të pëlqen shumë, po shumë.”

Lëpin pjesën e sipërme të buzës në një mënyrë shumë të ëmbël: “Kur dikush të tërheq shumë, goja nis të prodhojë pështymë më shumë se zakonisht. Për këtë arsye, ai e vendos gjuhën në pjesën e sipërme të buzës.”

Merr frymë thellë kur të sheh: “Po, meshkujt kanë nevojë për më shumë oksigjen se zakonisht. Për këtë arsye, në mënyrë të pandërgjegjshme nis të marr frymë thellë që të mbledhë veten nga emocionet.. Ahhh, sa veprim i ëmbël.”

Të prek gjurin, ose vendos flokët pas veshit: “Okej, këto veprime studiojini mirë sepse flasin shumë për personin në fjalë. Nëse ai të pëlqen vërtetë, atëherë do të guxojë të të prekë gjurin si dhe të vendosë flokët pas veshit. Nëse shëtit duart diku tjetër, kujdes! Të do vetëm për seks.”

Ai ecën krah teje: “Nëse ai ecën dy hapa përpara teje, nënkupton se është vetëm i shqetësuar për veten dhe jo për ty, sipas iconstyle. Por nëse ecën krah për krah, atëherë jo vetëm po kujdeset për ty por gjithashtu do që të ketë një marrëdhënie të barabartë në çift.”

Luan me gotën e tij: “Kjo është një shenjë tërheqie ose nervoziteti. Studimet tregojnë se në këtë moment ka qef të të prekë ty.”

Ai e ndryshon zërin: “Djemtë që kanë interes për ty nuk e ngrejnë kurrë zërin dhe bëhen të pasjellshëm. Por me një ton shumë të ëmbël dhe të kujdesshëm, tregojnë sesa vlerë ke ti për ta.”

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762