INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8

8 "probleme" të trupit tuaj që në fakt janë tepër normale

Publikuar më: 17:17 27-07-2017

E gjykojmë shpesh veten me një sy aspak pozitiv.

Sidomos tek fiziku, priremi të gjejmë difekte, probleme, gjëra që na duken “anormale” dhe ndonjëherë na kap paniku.

Por qetësohuni! Simetria dhe përsosmëria janë kriter i njeriut, jo i natyrës.

1. Gjinjtë asimetrike
Shumica e grave nuk i kanë njësoj të dy gjinjtë. Shumë apo pak, ka pothuajse gjithnjë një ndryshim mes tyre, qoftë në përmasë, ashtu edhe në formë.

2. Shkarkimi vaginal
Shumë gra çuditen kur përjetojnë derdhje masive të lëngjeve vaginale, por të gjithë ekspertët mund ta thonë me bindje se kjo duhet të ndodhë herë pas here për një qëllim të mirë: pastron duke shmangur infeksionet.

3. Rrjedhje e dyllit të veshëve
Nuk është ndonjë gjë e këndshme, por është proçes i trupit. Është diçka tejet normale, dhe e rëndësishme për të mbrojtur kanalin dhe daullen e veshit.

4. Aknet pas pubertetit
Jo, aknet nuk shfaqen vetëm në adoleshencë dhe mund shfaqen madje më vonë, edhe nëse e keni pasur lëkurën “xham” gjatë gjithë gjimnazit. Është përgjithësisht pasojë e disniveleve hormonale, të cilat i ndodhin trupit në çdo kohë.

5. Qimet në hundë
Qimet në trup janë shumë, shumë normale. Dhe sigurisht, e kanë një funksion. Përshembull në rastin e hundës janë shumë të rëndësishme sepse pastrojnë ajrin kur merrni frymë me hundë.

6. Pikat e kuqe në trup apo fytyrë
Shumë njerëz mendojnë se pikat e vogla të kuqe në fytyrë ose në trup nuk janë normale. Por ato janë të zakonshme dhe njihen me emrin “angioma” ose kapilarë të çarë, dhe nuk sjellin ndonjë shqetësim. Zakonisht janë genetike, por mund të lidhen edhe me shtatzëninë, kontaktin me kimikatet apo edhe motin.

7. Urinimi i shpeshtë
Kjo na ndodh ndoshta më shpesh se të gjitha; sa herë kemi nevojë të shpeshtë për të urinuar panikojmë se mund të jetë shenjë diabeti apo problemesh me veshkat. Sipas ekspertëve, thjesht ndodh sepse ndonjëherë trupi ka nevojë të pastrohet nga lëngjet e tepërta.

8. Gjëndrrat poshtë sqetullës
Gjëndrrat na trembin dhe kjo është e kuptueshme. Por jo të gjitha janë kancer. Siç shpjegojnë ekspertët: “Jo rrallëherë indet e gjoksin zgjaten drejt sqetullës. Dallohen sepse zakonisht janë shumë të buta dhe largohen me ciklin menstrual”.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385