INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 filma që  po presim me padurim t’i shohim në këto Krishtlindje! [FOTO]

8 filma që po presim me padurim t’i shohim në këto Krishtlindje! [FOTO]

Publikuar më: 11:11 02-10-2018

1.Spider-Man: Into the Spider-Verse (14 Dhjetor)

Në këtë film të animuar, Spider-Man trajnon një adoleshent nga Bruklin, se si të bëhet superhero. Është nga të njëjtët producentë të filmit “The Lego Movie” dhe “21 Jump Street”, kështu që pritet të jetë mjaft i këndshëm.

spider-man-into-the-spider-verse-christmas-movies-2018-1537558588.jpg

2.Mary Poppins Returns (19 Dhjetor)

Ky film i këndshëm familjar ka pushtuar fëmijërinë tonë, me dadon magjike, e cila e udhëheq Meri Popins drejt aventurave të panjohura, prandaj në realizimin e tij si film kemi pritshmëri të mëdha.

mary-poppins-returns-christmas-movies-2018-1537553829.jpg

3.Welcome to Marwen

Ky është një film i bazuar në histori të vërtetë. Aktori kryesor, i luajtur nga Steve Carrel, humbet memorien e tij në një aksident. Në rrugën e tij për tu rikthyer si më parë, ai mëson se imagjinata e tij do e ndihmojë shumë përgjatë rrugës.

welcome-to-marwen-christmas-movies-2018-1537562394.jpg

4.Bumblebee (21 Dhjetor)

Ky film fantastiko-shkencor është pjesë e serive të “Transformers”. Është i vendosur në vitin 1987, kur Çarli(e luajtur nga Hailee Steinfeld) rastësisht kalon në një varrezë makinash dhe zbulon aty Bumblebee (Transformuesin)

bumblebee-christmas-movies-2018-1537560680.jpg

5.Holmes and Watson (21 Dhjetor)

Me aktorë kryesorë Will Ferrel dhe Ralph Fienees, ky film humoristik dhe adventuresk do t’ju çojë në një udhëtim me Sherlock Holmes për të zgjidhur një krim.

holmes-and-watson-christmas-movies-2018-1537561643.jpg

6.Aquaman (21 Dhjetor)

Jason Momoa(të cilin ju e njihni nga seriali “Game of Thrones”) është aktori kryesor në këtë film nga kompania DC. Në këtë film, ai drejton të gjithë botën nënujore Atlantis dhe zhvillon një betejë për të mbrojtur vendin e tij: detin.

aquaman-christmas-movies-2018-1537559022.jpg

7.On the Basis of Sex (25 Dhjetor)

Aktorja Felicity Jones luan rolin ikonik të gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, gjykatësja e dytë e vetme femër e caktuar në Gjykatën Supreme të Amerikës, në këtë film që godet ashpër diskriminimin gjinor.

on-the-basis-of-sex-christmas-movies-2018-1537553378.jpg

8.Destroyer (25 Dhjetor)

Lërini fëmijët në shtëpi për këtë film, sepse është një nga ato filmat e tmerrshëm me krime për një detektive policie(e luajtur nga Nicole Kidman) e cila përpiqet t’i vendosë gjërat në rregull që nga e shkuara e saj.

destroyer-christmas-movies-2018-1537554229.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042660236358643