INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 dhjetori. Lindja e Partisë Demokratike dhe braktisja nga elita në 27 vite

Publikuar më: 16:01 08-12-2017

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Kjo ishte thirrja e studentëve në vitit 90, protesta e të cilëve solli pluralizmin politik në Shqipëri, pas rreth 50 vitesh diktature nder më te egrat e regjimit komunist. 

Lëvizja studentore shpejt solli dhe lindjen e partisë së parë opozitare, Partisë Demokratike. Eksponentët kryesore të protestës u vendosën në krye të partisë së parë opozitare në vend.

Por sot pas 27 vitesh, qarkullimi i elitave politike ka sjellë dhe në partinë demokratike largimin e figurave historike të saj. Lideri historik i demokratëve Sali Berisha dha dorëheqjen e parevokueshme në korrik të 2013, pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Sali Berisha:

“Jap dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha funksionet e mija në parti”. 

Lulzim Basha erdhi në krye të partisë Demokratike, me ikjen e liderit historik. Por ndër vite eksponentët kryesor janë larguar e bashkuar rishtas me partinë që themeluan nga Lëvizja studentore.  Edhe nën drejtimin e Sali Berishës ikën shumë eksponentë, ndërsa në listat e zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, të tjerë eksponentë të rëndësishme u larguan nga partia demokratike, duke mos u bërë pjesë e listave të deputetëve. Në kryesinë e partisë demokratike por dhe në grupin parlamentar, mungojnë një numër i madh emrash të cilët ishin dhe figurat kryesore të partisë demokratike. Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode apo Astrit patozi janë vetëm një pjesë e tyre që tashmë i mungojnë posteve të larta në partinë demokratike. Madje ata i kanë dalë përballë Lulzim Bashës, për mënyrën e drejtimit të partisë demokratike. Por ka dhe të tjerë si Besnik Mustafaj apo dhe ish kreu i PD Eduart Selami, i cili këtë vit tentoi të marrë dhe drejtimin e partisë përballë Lulzim Bashës, që edhe pse kritike ndaj Lulzim Bashës kërkojnë forcimin e partisë demokratike me lëvizje  brenda saj. Të tjerë emra, demokratë apo ish studentë janë fokusuar në jetën e tyre larg politikës si Aleksandër Biberaj, Mesila Doda etj.  

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902