INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7-vjeçarja me kancer në tru sfidon shkencën, ja se çfarë ka ndodhur...[FOTO]

7-vjeçarja me kancer në tru sfidon shkencën, ja se çfarë ka ndodhur...[FOTO]

Publikuar më: 08:53 26-12-2017

Shkenca ka avancuar shumë ditët e sotme dhe ajo është bërë pothuajse vendimtare për të përcaktuar funksionimin e organizmit njerëzor.

Një vajzë e re me kancer të trurit ka sfiduar edhe mjekët dhe kjo ndodhi vetëm pasi familja e saj e guximshme shkoi në Meksikë për të gjetur ndonjë “trajtim inovativ të pa provuar më parë”.

Sipas Daily Star, bëhet fjalë për Kaleigh Lau, shtatë vjeçe, së cilës i ishin dhënë nëntë muaj për të jetuar në prill të vitit 2016, kur mjekët e diagnostikuan atë me Diffuse Intrinse Pontine Giloma (DIPG), një tumor i rrallë i trurit që pothuajse kryesisht ndikon tek fëmijët.

Familjarët e saj, nga Essex, ngelën të zhgënjyer kur mjekët u treguan se tumori i saj ishte përhapur dhe nuk kishte asgjë tjetër që mund të bënin.

Të vendosur për të provuar për të shpëtuar atë, prindërit e saj Scott dhe Yang kërkuan në internet për alternativa  dhe përfundimisht vendosën të rrezikojnë të gjitha në një qendër trajtimi, në Monterrey të Meksikës, duke paguar 350,000 dollarë.

Kaleigh thuhet se iu përgjigj mirë procedurës dhe tani është bërë një nga rastet më të gjata që mbijetojnë në Mbretërinë e Bashkuara.

Babai i Lau, 41 vjeç, tha: “Kur shkuam së pari, isha shumë skeptik. Nëse ishte një mashtrim, ishte një mashtrim. Por si një baba unë duhej të merrja rrezikun dhe të mbaja gjallë shpresën”.

“Por mjekët atje janë fantastikë. Ata nuk heqin dorë, nuk kanë frikë ta vazhdojnë përpjekjen”.

aeroj_0923.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0019209384918213