INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
7 ushqimet që duhet t'i harroni këtë verë nëse doni një trup për plazh

7 ushqimet që duhet t'i harroni këtë verë nëse doni një trup për plazh

Publikuar më: 12:26 25-07-2017

Po mendoni të shkoni në plazh këtë fundjavë?

Mbase do doni të rishikoni edhe njëherë dietën tuaj ushqimore. Fatkeqësisht edhe ushqimet që mund të duken të shëndetshme, mund të shkaktojnë fryrje të sikletshme dhe gazra, dhe absolutisht nuk e duam diçka të tillë para se të dalim në plazh, kemi gjithë vitin që e ëndërrojmë këtë ditë, s'mund të çojmë çdo gjë në djall pikërisht tani.

Na vjen keq që duhet t’ju shkatërrojmë ëndrrat dhe t’jua heqim me zor ato patatet e skuqura nga dora...jepini pra, lëshojini.

Produktet e bulmetit

65% e njerëzve janë intolerantë ndaj laktozës, prandaj nëse mendoni të konsumoni produkte bulmeti, qoftë edhe një akullore para plazhit, thjesht hiqni dorë për të mirën e trupit tuaj, kështu shmangni edhe barkun e fryrë, dhimbjet apo diarrenë.

Pijet me gaz
Pijet me gaz janë armiku më i madh i trupit tuaj me bikini. Fatmirësisht efekti zgjat vetëm pak orë, që do të thotë se mund t’i lejoni vetes një pije të vogël me gaz disa orë para plazhit.


Bishtajoret
Fasulet apo thjerrëzat janë të pasura me fibra dhe karbohidrate të patretshme, ndaj do ju bëjnë të dukeni si tollumbace të vogla. Nëse e gjeni veten duke thënë ‘gjithë vitin e kam patur barkun e sheshtë dhe tani që vij në plazh dukem e shëndoshë’, fajin e ke vetë! Mund të ketë ardhur koha t’i riktheheni vezëve, kinoa ose burimeve të tjera të proteinave vegjetariane.

Brokoli
Mamatë tona mund ta përsërisin pafundësisht rëndësinë e ngrënies së brokolit, por janë disa lloje perimesh të pasura në fibra që shkaktojnë shqetësime me stomakun. Nëse i gatuani brokolit mund t’i lehtësoni këto simptoma, por sidoqoftë e mira do të ishte t’i shmangnit para se të shkoni në plazh.

Alkooli
Nga t’ja fillojmë. Alkooli ju shkakton ënjtje të fytyrës dhe fryrje. Nëse fusni edhe kripën në lojë, aq më keq. Pastaj mos harronbi që alkooli ka kalori dhe bikinit tuaja nuk i duan shumë kaloritë e tepërta.


Ushqime për energji
Mund të tingëllojnë premtuese falë numrit të lartë të proteinave dhe sasinë së vogël të sheqernave. Por e vërteta është se në këto produkte sheqeri zëvendësohet me sheqer alkooli, që ka pak kalori, por tretet me vështirësi. Trupi juaj do ta ketë të vështirë të tresë ëmbëlsuesit artificialë, prandaj mbase duhet ta lini për në vjeshtë edhe këtë.

Patatet e skuqura
E dimë sa e vështirë është t’i rezistosh tundimit, por duhet ta bëni. Ushqimet e skuqura do t’ju rëndojnë dhe japin ndjesinë e fryrjes, aq më tepër nëse përdorni edhe kripë apo salca për t’i shoqëruar. Konsumoni patatet e ëmbla më mirë, ose konsumojini të pjekura, kështu nuk e sakrifikoni barkun tuaj të sheshtë për ca teka të momentit.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00090789794921875
    array(1) { ["section"]=> string(76) "7-ushqimet-qe-duhet-t-i-harroni-kete-vere-nese-doni-nje-trup-per-plazh-33058" }