INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 përdorimet e vajit të ullirit

6 përdorimet e vajit të ullirit

Publikuar më: 20:12 19-02-2016

Ja disa këshilla të dobishme për përdorimin e vajit të ullirit për bukurinë e lëkurës dhe flokëve.

1. Pastrues grimi për sytë:

Edhe grimi më i rëndë nuk mund t’i rezistojë fuqisë hidratuese të vajit të ullirit. Vendoseni butësisht me një top pambuku dhe do të shihni se si maskara, lapsi për vetulla dhe make-up do të kenë një jetë të shkurtër.

2. Hidratues për lëkurën:

Ndoshta do të mendoni se përdorimi i vajit të ullirit në lëkurë mund të krijojë yndyrë të tepërt. Kjo nuk është e vërtetë: në qoftë se aplikohet në doza të vogla do të depërtojë thellë, duke hidratuar lëkurën pa mbyllur poret.

3. Tonik për flokët:

Ekziston një numër i madh i vajrave të flokëve: si alternativë natyrale ju sugjerojmë, përdorimin e një lugë (gjelle) vaj ulliri të ngrohtë në flokë të lagur, butësisht masazhoni kokën dhe flokët. Lëreni të veprojë për gjysmë ore dhe flokët do të jenë të shndritshme dhe të ushqyer mirë. Për të patur rezultate të shpejta dhe mahnitëse, vaji i ullirit duhet të jetë patjetër organik.

4. Buzët e thara:

Nëse dëshironi t’i mbani buzët e buta mund të përzieni vaj ulliri dhe dyll blete të shkrirë në një raport prej 1: 1, duke shtuar një pikë nga vaji juaj esencial i preferuar.

5. Psoriasis dhe irritime të tjera:

Vaji i ullirit qetëson kruarjet, djegiet dhe acarimet e lëkurës. Eshtë një ndihmë e vlefshme në trajtimin e skuqjen së lëkurës. Mund të përdoret gjithashtu në bebet e sapolindura për të zbutur lëkurën e tyre delikate nga acarimi i pelenave. Një përdorim i rregullt dhe i shpeshtë i vajit të ullirit mund të jetë gjithashtu i dobishëm në trajtimin e formave të buta të psoriasis.

6. Trajtim për thonjtë:

Vaji i ullirit përdoret për të zbutur kutikulat e bezdisshme. Për të patur thonjë të fortë dhe të shëndetshëm, shtoni pak vaj ulliri në një tas me ujë të ngrohtë dhe zhytni duart disa minuta para se të aplikoni manikyrin./RevistaPorta

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383