INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 muaj pas martesës, ylli TURK braktis aktoren e famshme [FOTO]

6 muaj pas martesës, ylli TURK braktis aktoren e famshme [FOTO]

Publikuar më: 22:55 15-06-2019

Dasma e madhe dhe e bujshme që ishte nën vëmendjen e të gjithëve në fillim të vitit, me sa duket po kalon një krizë. Çifti i famshëm turk, këngëtari Sinan Akcil dhe aktorja Burcu Kiratli, e njohur si Gokçe në serialin “Ertugrul”, prej pak kohësh po jetojnë të ndarë.

Siç shkruajnë mediat turke, lumturia e çiftit ka zgjatur vetëm disa muaj, pasi Sinan dhe Burcu kanë probleme me martesën e tyre.

Siç ka rrëfyer Sinani në një deklaratë të fundit, marrëdhënia e tyre ka pësuar krizë, sepse nuk i kushtojnë kohë njëri-tjetrit. “Jetonim në të njëjtën shtëpi dhe flisnim nga ËhatsApp. E braktisa shtëpinë. Për 10 ditë nuk u pamë. Por ndjemë mall për njëri-tjetrin dhe u pajtuam”.

Lajmet për divorcin, këngëtari nuk i pranoi, madje mohoi edhe aludimet për tradhti në çift.

“Me Burcun vendosëm të martohemi shpejt, sepse u dashuruam. Njiheshim prej dy vitesh, shoqëria u kthye në dashuri”, tha Sinan.

auto_-640-0-5d042ac45bbab1560633340.jpgauto_-640-0-5d042addd17431560633341.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047