INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fun Day/ 6 mësime që kemi mësuar nga Beyonce nëpërmjet këngëve të saj

Fun Day/ 6 mësime që kemi mësuar nga Beyonce nëpërmjet këngëve të saj

Publikuar më: 18:03 20-06-2018

 Beyonce padyshim është një ndër divat e Hollywood-it. Këngët e saj janë kthyer në hite dhe në të preferuarat e të gjithëve, qoftë për muzikën e mirë apo qoftë edhe për mesazhin që përçojnë. Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin janë renditur pikërisht 6 mësime apo mesazhe që kemi marrë nga Beyonce nëpërmjet këngëve të saj.

1. Bukuria nuk është gjithçka dhe këtë na e ka treguar mjaft mirë tek kënga “Pretty hurts”, e cila hedh dritë mbi botën e modeleve se si është jeta e tyre, një jetë jo fort e lumtur e pse janë të bukura.

2. Dashuria është një sakrificë

Kënga “Bonnie and Clyde” është dedikim për historinë e dashurisë së Beyonce dhe Jay Z e cila ka qenë e vështirë për të qenë bashkë, por kanë sakrifikuar për hir të dashurisë. 

3.Të dish se kur duhet të lesh dikë që të shkojë

Tek kënga “Sorry”, Beyonce na thotë të gjithëve që nëse kupton që një person nuk bën për ty dhe nuk ia vlen, duhet ta lesh atë që të shkojë. 

4. E zeza është e bukur

Tek kënga “Formation” Beyonce i bën jehonë racizmit duke qenë se edhe ajo vjen nga një popullsi me ngjyre. Përçon një mesazh për të gjithë që ndihen të diskriminuar dhe për ata që diskriminojnë. 

5.Qëndro i vetëdijshëm për vlerat e tua

Tek kënga “Don’t hurt yourself” Beyonce flet për forcen e pashtershme që një femër mund të ketë.

6. Mos kërko falje kur nuk e ndjen
Kënga “Sorry” ka qenë për Jay Z dhe për marrëdhënien e tyre me probleme. Kjo këngë na kujton të gjithëve ne që kur nuk e ndjemë të kërkojmë falje, nuk keni pse thoni ‘më fal’.

Article Logic
Execution time: 0.0025870800018311