INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
520 mjekë dhe infermierë mungojnë në rrethe. Zgjidhjet...

520 mjekë dhe infermierë mungojnë në rrethe. Zgjidhjet...

Publikuar më: 13:33 06-02-2018

Në vendin tonë numri i bluzave të bardha për banorë është më i ulëti në rajon. Shkak është bërë jo vetëm braktisja e vendit nga afro 1200 mjekë e infermierë, por dhe bllokimi për 4 vjet i specializimeve. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë flasin se 100 mjekë specialistë mungojnë në rrethe dhe rreth 420 infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie. Sa i përket infermierëve ata nuk janë mangët vetëm në spitale, por dhe në qëndra shëndetësore. 

Ministria e Shëndetësisë në këto kushte kur pacientët kanë mangësi në shërbime ka ndërmarrë disa nisma një prej tyre është ajo që ‘’josh’’ mjekët me para. Pra mjekët specialistë që do shkojnë në rrethe do të marrin dhe deri në 250 mijë lekë në muaj mbi rrogën. Ndërsa për infermierët hapi për herë të parë një konkurs në platformën “Infermierë për Shqipërinë”.
Për të marrë pjesë në testim për tu punësuar si infermierë janë regjistruar mbi 3400 të papunë, të cilëve do t’ju kontrollohen fillimisht dokumenta dhe më pas ata do të bëjnë provimin. Punësimi i tyre do të kryhet më pas bazuar në rankimin e pikëve.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922