INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
500 mijë euro kokainë dhe heroinë, kapet shqiptari në  Itali

500 mijë euro kokainë dhe heroinë, kapet shqiptari në Itali

Publikuar më: 16:48 26-10-2017

Një 52 vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë pasi posedonte lëndë narkotike.

Ai u kap dje në mëngjes në Olibia të Italisë dhe është i njohur për oerganet e policisë.

Karabinierët ngritën dyshimet pasi shqiptari ishte duke u kthyer nga një udhëtim në gadishull nga Korsika.

Kjo u pasua nga një kërkim i kujdesshëm i makinës, duke sekuestruar 1.5 kg heroinë, e ndarë në tri pako, ndërsa në shtëpi, shqiptarit Ramaza Malo iu sekuestruar edhe 1.2 kg kokainë.

Shqiptari është arrestuar dhe është transferuar në burgun e Sassarit në Bancali.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443