INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50 Shades Darker: Zbulohet gruaja që nënshtroi Christian Grey

50 Shades Darker: Zbulohet gruaja që nënshtroi Christian Grey

Publikuar më: 14:22 29-01-2016

Ndonëse xhirimet e serisë së dytë të filmit pritet të nisin më vonë gjatë këtij viti, disa detaje rreth saj janë zbuluar që tani.

Më konkretisht bëhet fjalë për personazhin përgjegjës për karakterin dominues të Christian Grey, Elena Lincoln. Accesss Hollywood bën me dije se ky rol mjaft interesant në veprën erotike të E.L. James do të luhet nga aktorja e njohur Kim Basinger. Kjo zgjedhje është bërë nga ana e regjisorit të ri të filmit James Foley, i cili morri përsipër "50 Shades Darker" pas largimit të kolegut të tij, SAm Taylor-Johnson. Ndërkohë Dakota Johnson dhe Jamie Dornan kanë konfirmuar edhe njëherë pjesëmarrjen e tyre duke thënë se mezi presin të fillojnë xhirimet e kësaj serie, e cila duket se do të ketë edhe elementë frike brenda!

Article Logic
Execution time: 0.0030069351196289