INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50% rritje çmimi për produktin pasi e certifikon Apple

50% rritje çmimi për produktin pasi e certifikon Apple

Publikuar më: 14:19 08-07-2018
Belkin është një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të baterive të jashtme. Produkti i tyre më i ri nuk është që nga ana e kapacitetit apo shpejtësisë së rikarikimit sjell ndonjë risi. Produkti ndërkohë do të hidhet në treg me një çmim prej 60$, që është mjaft i larte për një bateri 10000 mAh. 
E vetmja gjë që ka sjellë në qëndër të vëmendjes këtë prodhues është fakti që për të parën herë në histori, një produkt i kësaj fushe është certifikuar nga Apple. E gjitha kjo ka ndodhur pasi produkti në fjalë jo vetëm që karikon iPhone(siç bën çdo bateri e jashtme), por karikohet me Lighting cable. Kjo do të thotë që për të parën herë mund të karikoni një bateri të jashtme me karikuesin e iPhone. 
 
"Padyshim" qe ia vlen që të paguani 20 dollarë më shumë për këtë! Mbase jo dhe aq pasi produktet e tjera në treg kushtojnë nga 30-50 dollarë, madje dhe për kapacitete më të mëdha baterie. Sidoqoft rritja e kostos padyshim ka të bëjë me certifikimin e Apple.belkin_power_stuff.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982