INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 vjet nga humbja e Sokol Olldashit! Vëllai i tij ''sulmon'' demokratët që e harruan

5 vjet nga humbja e Sokol Olldashit! Vëllai i tij ''sulmon'' demokratët që e harruan

Publikuar më: 10:27 20-11-2018

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi u nda nga jeta 5 vjet më parë teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës.

Ai është përkujtuar dhe nga vëllai Ardian Olldashi. Në një mesazh të publikuar në faqen e tij në Facebook, i drejtohet politikanëve, Berishës dhe Bashës: "Nuk u kujtuat me vetëdije për Sokol Olldashin një muaj, pasi ishte larguar në kongresin tuaj të rimëkçmbjes, kujtoheni pesë vjet pa një ditë më pas në luginën tuaj të lotëve, ku prisni që mëshira e kohës, ndoshta kur do jeni zbardhur vetëm nga flokët t’ju falë edhe një herë pushtetin që nuk dini ta fitoni. Ju dhe ipertrofia juaj e Unit jeni përgjegjes historikë të kësaj katastrofe që demokratët e vërtetë nuk ju kishin borxh.”
Ndërsa ka shtuar se koha është mësuesi më i mirë. Koha po tregon se ç‘bënë. Si karroca pa kalë në tatëpjetën e dështimit kërkojnë të kapen kudo.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557