INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
5 ushqime që ju ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve

5 ushqime që ju ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve

Publikuar më: 12:09 01-09-2017

Kjo mund t’ju habisë por disa fruta dhe perime, madje edhe djathi, ndihmojnë që të keni një buzëqeshje sa më të shkëlqyeshme.

Kafe, çaj, cigare, shumë zakone të jetës së përditshme e vështirsëojnë ambicjen tuaj për të pasur një buzëqeshje si Julia Roberts apo Brad Pitt.

Dhëmbët tanë gjatë ditës përballen me sulme nga më të ndryshmet që me kalimin e kohës i degradon ato, duke ju detyruar që të shkoni në dentistë dhe të paguani shuma të konsiderueshme parashë për t’i zbardhur sërish.

Por ka edhe një mënyrë tjetër më pak të kushtueshme që mund të përdorni për të mbrojtur buzëqeshjen tuaj.

Më poshtë do të gjeni pesë ushqime që ju mbrojnë dhëmbët:

Brokoli, kaq i dashur me dhëmbët!

Brokoli është shumë i shëndetshëm për gojën. Ai vepron si një këllëf natyral. Niveli i lartë i hekurit që ndodhet tek ai ndihmon në parandalimin e depozitimeve, akumulimin e baktereve dhe nga erozioni i acideve.

Një lëkurë portokalli…

Ndryshe nga agrumet e tjera, lëkura e protokalles nuk është shumë acide. Në fakt ajo përmban variacione të vitaminës C që ndihmojnë në ruajtjen e dhëmbëve.

Fërkoni pjesën e bardhë të lëkurës së portokalles në sipërfaqe të smaltit.

Luleshtrydhet i japin nur buzëqeshjes suaj!

Prëveç shijes, ato njihen gjithashtu për përmbajtje të acidit malik, një element naryror që eleminon të verdhën që krijohet mes dhëmbëve. Ai vepron si një pastrues dhe ndihmon në eleminimin e baktereve.

Përzieni disa luleshtrudhe me pak sodë dhe më pas vendoseni tek dhëmbët. Për ta pastruar përdorni furçë dhëmbësh që të hiqen kokrizat që krijohen.

Karotat janë shumë të dashura!

Edhe karotat, njësoj si brokoli, kanë veti natyrale të mbrojtjes dhe pastrimit të dhëbëve.

Përtypini ato për një kohë të gjatë ose mund edhe t’i fërkoni tek dhëmbët.

Djathi është fantastik!

E çuditshme, acidi laktik që përmban djathi është i mirë për dhëmbët tanë. Në të vërtetë ai shton efektet pastruese të pështymës.

Article Logic
Execution time: 0.00355005264282
array(1) { ["section"]=> string(55) "5-ushqime-qe-ju-ndihmojne-ne-zbardhjen-e-dhembeve-35878" }