INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 shenjat që tregojnë se ja keni 'varur' aq shumë vetes pas ndarjes sa nuk njiheni më

5 shenjat që tregojnë se ja keni 'varur' aq shumë vetes pas ndarjes sa nuk njiheni më

Publikuar më: 20:14 15-08-2019

Historitë e dashurisë nuk janë të gjitha njëlloj, por as fundi i tyre nuk është i njëjtë. Disa njerëz preferojnë ta kalojnë në heshtje ndarjen nga partneri,partnerja, të tjerë duke punuar, duke nisur një kurs gjuhe të huaj ose vegle muzikore, duke u marrë me sport, kurse në fund janë ata që ia varin aq shumë vetes sa nuk njihen më. Për këta të fundit do të flasim sot.

1.Ke një shekull pa prerë flokët: Në fakt, ke filluar t’i presësh vetë flokët, mundësisht para pasqyrës duke qarë në tre të mëngjesit. Sigurisht që ke filluar dhe t’i lyesh me ngjyra të çuditshme. Nuk e di se çfarë po bën ndaj dhe shpesh mund të dukesh si shpend ekzotik, e ke parasysh si ata shpendët që i mbajnë në kopshtet zoologjike të Rio-s. Kështu që bëji një nder vetes dhe shko bëj një trajtim siç të ka hije në parukeri.

2. Keni ‘’shekuj” pa u marrë me rrjetet sociale: Profilet tuaja në rrjetet sociale vazhdojnë të jenë aktive, vetëm se keni pak si shumë kohë pa i rifreskuar. Ajo fotoja e vitit 2013 mund të jetë shumë e bukur, por në atë kohë ishit bionde, ndërsa tani një ylber lulëzon në kokën tuaj. Do të bënit mirë që të vendosnit ndonjë foto aktuale, nëse kërkoni që të hyni sërish në lojë.

3.Nuk ju intereson asgjë prej kohësh: Je shëndoshur, epo mirë punë e madhe ke halle të tjera. Në fakt kur sheh dikë që të sheh barkun e fryrë thjesht kthehesh që t’i japësh një pamje akoma më të plotë.

4.Po vishesh si ‘’gjyshe ‘’: Në rregull ke shtuar disa kg më shumë, por kjo nuk do të thotë që të vishesh si gjyshe. Pastaj që kur ka dalë në modë që të shkëmbesh rroba me fqinjën 90-vjeçare.

5.Nuk del kurrë: Shoqëria ta ka harruar fytyrën. Je shumë e zënë për të dalë. Refuzon shpesh ftesa për të dalë. Madje ke harruar dhe ditëlindjen e shoqes së ngushtë. Hmm nuk e ke mirë kështu!

 

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117